Deputeti i Listës “Vjosa”, Haxhi Avdyli e ka arsyetuar ngutjen për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje duke thënë se është bërë për shkak se mundësia e dështimit të zgjedhjes së presidentes është e madhe, njofton Insajderi.
“Mundësia e dështimit të zgjedhjes së presidentes është e madhe”, ka thënë Avdyli.
Ai ka thënë se shohin përkushtimin e kryeministrit Kurti për të krijuar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente./Insajderi.com