Avdyli i LDK-së: Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Avdyli i LDK-së: Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se Koordinatori i Shtetit për dialogun, Skënder Hyseni, është duke bërë dialog për interesa të Serbisë, njofton Insajderi.

Siç shkruan Avdyli në një postim në Facebook, pikat të cilat po prodhohen në procesin e dialogut Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm nga BE, Miroslav Lajçak, janë të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“ Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet për kishën Serbe , kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Sipas Avdylit, në Bruksel është duke u përgatitur zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit nëse duhet të na njohë Serbia, siç thotë ai shtetin e dështuar.

“Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet , dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera,. Në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo”, tha Avdyli. /Insajderi.com/

Dialogu Hyseni Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajqak , po prodhon 9 pika ku përveq pagjeturëve të gjitha pikat tjera janë…

Posted by Haxhi Avdyli on Friday, July 31, 2020