Avdyli kritikon KQZ-në për vendimin e fundit rreth votimit të diasporës

Avdyli kritikon KQZ-në për vendimin e fundit rreth votimit të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që mërgata të konfirmojë pjesëmarrjen në votime përmes telefonit. Këtë gjë ish-deputeti, Haxhi Avdyli e konsideron “vendim të padëgjuar”.

Avdyli pyeti sesa kohë do të marrë ky proces dhe çfarë ndodhë nëse dikush nga mërgata është në punë.

“Vendimi absurd, i padëgjuar i KQZ-së që të mos u pranohet vota atyre që votojnë me post e që nuk lajmërohen në telefon. A thua si do bëhen psh 200.000 telefonata jashtë shtetit. Kush do i bëjë ato, sa kohë duhen për to ? Çka ndodhë nëse dikush mund të jetë në punë , edhe nuk e hap telefonin”, tha Avdyli në Facebook.

Avdyli i cili është pjesë e iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit, tha se një vendim i tillë i KQZ-së përpos që është “dekujarim për votim” është edhe “cenim i së drejtës bazike”.

“Ky nuk është vetëm dekurajim për votim por edhe cenim i drejtës bazike për votë. Në nëntor edhe për shkak COVID, për të eliminuar tollovitë ,në zgjedhjet në SHBA përqindje e madhe e votave kanë ndodhë me postë. Te ne po kemi frikë nga demokracia dhe zëri qytetarëve . Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësohuni nga zëri tyre. Ata janë ne. Ne jemi ata”, tha ai. /Insajderi.com