Deputeti i Listës Guxo brenda grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se pakënaqësitë e dalura në këtë grupacion politik janë të lidhura me poste.
Saktësisht, Avdyli, theksoi se disa “nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrore”.
Disa zyrtarë të Listës Guxo, kanë thënë se nuk do të garojnë në zgjedhje përmes listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, drejtuesja në detyrë e Listës Guxo, Donika Gërvalla, të martën ka thënë se “do të hynë në garë bashkë me LVV-ne”.
“Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicie, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymën e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj s’mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e assesi s’mund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga parimet politike të Vjosa Osmanit”, ka shkruar tutje Avdyli. /Insajderi.com