Avdyli: Situata me COVID-19 është më e mirë se vitin e kaluar

Avdyli: Situata me COVID-19 është më e mirë se vitin e kaluar

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se në përballje me pandeminë COVID-19, Kosova qëndron më mirë tani, se në krahasim me një vit më herët.

Sipas tij, kapacitetet spitalore janë më të përgatitura tani, ndonëse ka thënë se meritat për këto suksese i takojnë nuk i takojnë vetëm ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por edhe ish-ministrit të këtij dikasteri, Armend Zemaj.

“Ky variant i virusit korona po e bënë të vetën, e po sillet në mënyre agresive. Është një situatë më e mirë se vitin e kaluar, meritat nuk i jepen vetëm Arben Vitisë, por edhe ish-ministrit Zemaj. Sot kapacitete spitalore janë më të përgatitura se vitin e kaluar”.

“Kemi oksigjen përmes cisternave e jo përmes bombolave. Ky është një lajm i mirë se edhe nuk ka problem për shtretër. Furnizimi me barna ka përmirësim”, ka thënë Avdyli.

Më tej, ka shtuar se Kosova është ndër vendet që kanë mesatarisht pak raste të vdekjeve krahasuar me vendet e zhvilluara./Insajderi.com