Avdyli: Sot do të përfundojë procesi i votimit për presidentin

Avdyli: Sot do të përfundojë procesi i votimit për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e vendit, njofton Insajderi.

Avdyli për media është shprehur se sot janë tejkaluar keqkuptimet dhe mospajtimet, dhe çështje e zgjedhjes së presidentit do të kalojë me sukses.

Në fund ai ka thënë se numrat ekzistojnë dhe çdo gjë do të shkojë sipas asaj që pritet./Insajderi.com