Deputeti në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë së sigurimi i vaksinave anti-COVID “nuk behët me të njofshëm”.
Deklarata e tij në ATV të mërkurën erdhi pas takimit që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kishte me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia – duke ia dhënë këtij të fundit disa kontakte që të sigurohen vaksinat.
Por, sipas Avdylit “kjo punë nuk shkon kështu”.
“Janë mbi 10 vetë që janë lajmëruar në Ministri të cilët thonë që unë e kam një çikë të hallës që punon në Pfizer edhe ajo ka fol me drejtorin edhe ka mundësi që mundemi të ua sigurojmë, por nuk shkon kjo punë kështu(…)Ne në Kosovë jemi mësuar që t’i bëmë me të njohshëm shumë gjëra, por me Pfizer dhe Astra Zeneca nuk bëhen me të njohshëm por bëhen me kontrata dhe marrëveshje të caktuar,” tha ai.
Kosova ka siguruar 24 mijë vaksina nga programi COVAX.
Një tjetër donacion prej 95 mijë vaksinash pritet të vijë nga Bashkimi Evropian gjatë periudhës maj-gusht.
Por, kontratë me ndonjë kompani vaksinash Prishtina ende nuk ka. /Insajderi.com