Avioni luftarak serb ‘MIG 29’ fluturon drejt kufirit me Kosovën

Avioni luftarak serb ‘MIG 29’ fluturon drejt kufirit me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi gatishmërinë luftarake të ushtrisë serbe pas intervenimit të njësive speciale të policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve.

“Nëse ka ndonjë rrezik për rendin dhe jetën e njerëzve në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, tha presidenti serb.

Nga barakat e Ushtrisë së Serbisë në Kralevë, rreth orës 14:00, një kolonë e automjeteve ushtarake, të mbushura me njerëz dhe pajisje, filluan të dalin.

Kolona ka shumë të ngjarë të lëvizë në drejtim të Rashkës.

Në kazermat, sipas Tanjugut, Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ishte i pranishëm pak para se kolona të lëvizte.

  InDoks të dielën ka shfaqur dokumentarin “Mafiozi Shqiptar”, ku është zbuluar një anë krejt të pa njohur e “Currit”, lidhjet e të cilit nuk përfundojnë vetëm te mafia në Çeki, e politika në Kosovë, por shkojnë deri te njerëz që janë partnerë biznesi me oligarkë të rrethit të afërt të Vlladimir Putinit.