Avioni nga Tirana pëson defekt në ajër, pasagjerja shqiptare tregon momentet e frikës

Avioni nga Tirana pëson defekt në ajër, pasagjerja shqiptare tregon momentet e frikës

Avioni i linjës Tiranë-Verona ka pësuar defekt pasditen e sotme duke u detyruar të bëjë një ulje emergjente në Ankona.

Mirëpo kompania ajrore nuk ka marrë përsipër për të ndihmuar pasagjerët duke i lënë ata në mëshirë të fatit në aeroport.

Një emigrante shqiptare e cila ka qenë pjesë e udhëtimit shkruan për JOQ se situata është skandaloze dhe se nuk ju japin asnjë shpjegim për defektin apo për atë që i prêt.

Ajo shkruan:

Situate shume e veshtire e shqiptareve ne Ancona. Avioni i linjes Rinas- Verona i pres 17:00 peson nje difekt ne fluturim dhe ben nje ulje urgjente ne Ankona.

Nga ora 18:00 deri tani ne oren 22:06 jemi akoma ne aeroportin e Ankones. Ka shume femije te vegjel, persona te moshuar te semure. Jemi ne meshiren e fatit. Kjo eshte nje gjendje anormale. Ju lutem shtypi dhe televisioni ta tregoj kete ngjarje.

Kemi qe ne oren 17 qe jemi nisur nga Tirana. Vec faktit qe u tmerruam nga difekti qe ndodhi nuk po marim asnje pergjigje per te na shpjeguar ne lidhje me situaten qe  jemi.”/JOQ