
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka tërhequr kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se vendimin e ka marrë pas një konsultimi me kryetarni e partisë, Ramush Haradinaj.
Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për tërheqjen e tij por ka shtuar se do të marrë përgjegjësi të reja.
Të dashur miq. Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet sot në konsultim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falënderoj të gjithë ata që veç ma kishin premtuar përkrahjen dhe njëkohësisht ju ftoj të gjithëve që të përkrahni kandidatët e AAK për deputet të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.