Avni Dehari: Raporti i Zvicrës thotë se Astriti u vra

Avni Dehari: Raporti i Zvicrës thotë se Astriti u vra

Familja e Astrit Deharit, para pak minutave e ka pranuar raportin e ekspretizës që ka ardhur nga Instituti i Zvicrës.

Avni Dehari, babai i Astrit tha se ky raport dëshmon se bëhet fjalë për vrasje e jo vetëvrasje.

“Sipas raportit të Lozanës bëhet fjal për vrasje dhe jo për vetëvrasje, dhe sipas kësaj duhet të hapen hetimet për vrasjen e Astrit Deharit për vrasje në nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit”, tha Dehari.

Ekspertiza nga Instituti Zvicerian,  ka arritur në Kosovë para disa ditësh, derisa e njëjta është dërguar për tu përkthyer, sot i është dorëzuar familjes.