Avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kërkojnë ndryshimin e afatit për paraqitjen e mocioneve paraprake

Avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kërkojnë ndryshimin e afatit për paraqitjen e mocioneve paraprake

Mbrojtësit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit, kanë kërkuar ndryshimin e afatit për paraqitjen e mocioneve paraprake, transmeton Insajderi.

Me anë të një shkrese dërguar gjykatës, ata kanë kërkuar që gjykatësi paraprak të vendosë që çdo mocion paraprak sipas Rregullës 97 (2) të paraqitet deri më 10 Shkurt 2021.

Avokatët e katërt të akuzuarve kanë kërkuar së bashku ndryshimin e afatit standard të tridhjetë ditëve të vendosur nga Rregulla 97 (2) e Rregullave të Procedura dhe Provat (“RPE”).

Kjo sipas tyre, duke pasur parasysh vëllimin e konsiderueshëm të zbulimit të provave, çështjet komplekse ligjore që do të adresohen dhe rrethanat e veçanta të rastit, ekziston një shkak i mirë për zgjatjen e këtij afati.

Thuhet se në vendimin kornizë për zbulimin e provave dhe çështjet që lidhet me ato të datës 23 nëntor 2020, gjykatësi paraprak ka dhënë afat datën 11 dhjetor 2020 që ZPS të kompletojë zbulimin e materialit, rregulla (102) (1) (a). Sipas shkresës, më 11 dhjetor 2020, mbrojtja mori zbulimin e 1309 dokumenteve potencialisht shfajësuese dhe me 12 dhjetor u njoftuar për 1760 dokumente mbështetëse të aktakuzës.

“Vizitat ligjore me të ndaluarit, aktualisht, janë të kufizuara në dy vizitorë në të njëjtën kohë, përfshirë një përkthyes, dhe kryhen përmes një lidhjeje telefonike dhe një dritareje ndarëse. Përveç kësaj, avokatët kanë kufizime të udhëtimit duke i bërë të vështira vizitat në Hagë. Marrja e udhëzimeve me lidhje video – alternativa – është një alternativë e provuar, por e dobët. Sigurimi i materialit për të paraburgosurit, qoftë në formë letre apo digjiitale, kufizohet nga rregullat që bëhen gjithnjë e më të rrepta nga COVID-19”, thuhet në këtë shkresë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, thuhet se më domethënëse është vëllimi i materialit që do të rishikohet dhe diskutohet me të akuzuarin në përgatitjen e çfarëdo mocioni paraprak.

“E thënë thjesht, 1760 dokumentet në mbështetje të aktakuzës do të kërkojnë kohë për t’u lexuar, analizuar dhe marrë udhëzimet”, thuhet në shkresë. /Insajderi.com