Avokati Damati e konsideron shqetësues raportin e departamentit amerikan të shtetit

Avokati Damati e konsideron shqetësues raportin e departamentit amerikan të shtetit

Avokati Musa Damati e ka vlerësuar si shqetësues raportin e departamentit amerikan të shtetit për Kosovën.

Sipas Damatit ky raport duhet të shërbej si alarm për shtetin e Republikës së Kosovës.

“Korrupsioni endemik i qeverisë, sulmet ndaj mediave, jo respektimi i të drejtave të njeriut dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, janë elemente kancerogjene të cilat mund ta fundosin shoqërinë, dhe e rrezikojnë seriozisht substancën demokratike të shtetit duke i cënuar edhe parimet për sundimin e ligjit”.

“Shtresat qeveritare duhet të përmbushin pergjegjesine e tyre kushtetuese për avancimin e Republikës së Kosovës në këto fusha kruciale, duke e shfaqur pjekurinë e tyre institucionale në drejtim të luftës me seriozë kundër korrupsionit, krijimin e pavarësisë më të madhe mediale, mos ndërhyrjet në drejtësi, dhe duke e shfaqur vullnetin e tyre më serioz për sundimin e Ligjit”, tha ai.