“Javën e ardhshme merret vendimi për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn”.
Kështu ka deklaruar avokati i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi.
Ai për Zërin tha se javën që vjen gjyqtari i procedurës paraprake në Hagë do të vendosë nëse Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn do të dërgohen në paraburgim.
“Ne Hagë është transferuar dhe javën që vjen do të dal z. Haradinaj dhe z. Gucati para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo. Tani janë vetëm të arrestuar”. /Insajderi.com