Avokati i Popullit: Për ta dërguar shkarkimin e Dakës në Kushtetuese na duhet një analizë

Avokati i Popullit: Për ta dërguar shkarkimin e Dakës në Kushtetuese na duhet një analizë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se për t’u dërguar çështja e Valdete Dakës në Gjykatën Kushtetuese “ju duhet një analizë për këtë rast”.

Të hënën, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkarko Valdete Dakën nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partitë opozitare e kanë quajtur aktin si “kapje e shtetit” dhe “rrezik për demokracinë”. E kanë përmendur edhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese.

“Lidhur me dërgimin e rastit të shkarkimit të ish-kryetares së KQZ-së në Gjykatën Kushtetuese, na duhet një analizë për këtë rast sepse pa një vlerësim paraprak nuk mund të dalim me një qëndrim konkret”, ka thënë Qelaj për Klankosova.tv.

Ai tha se nuk ka informacione për një shkarkim të tij – siç kishin raportuar disa media.

“Nuk kam informacione e as indikacione. Unë jam këtu për të respektuar kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e institucionit nga çfarëdo ndërhyrje politike ose çfarëdo ndërhyrje tjetër”. /Insajderi.com