Avokati i Thaçit pyet në Gjykatë: Ku janë pretendimet për vjedhje organesh dhe historia e asaj Shtëpisë së Verdhë? – Thaçi e dinte se janë gjepura

“Asgjë në aktakuzë nuk flet për vjedhje organesh”, pohoi avokati, duket shtuar më tej se “këtu (në gjykatë) nuk ka asgjë nga Kosova, s’ka asnjë emblemë. Nëse është e Kosovës (gjykata) do të duhej të kishim shqiponjën e zezë me të kuqe”.

Avokati i Thaçit pyet në Gjykatë: Ku janë pretendimet për vjedhje organesh dhe historia e asaj Shtëpisë së Verdhë? – Thaçi e dinte se janë gjepura

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, e ka pyetur prokurorinë në Gjykatën Speciale se ku janë ato akuzat për vjedhje organesh dhe akuzat për Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, të cilat edhe ishin nxitja fillestare për krijimin e Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Përse, ka pyetur Hooper prokurorinë, nuk gjinden ato askund në aktakuzë?

“Thaçi, e kundërshton të gjithë narrativen që është paraqitur nga prokuroria. Megjithëse është tejet e redaktuar dhe nuk është aq informues dhe treguese për ne si mbrojtje, sa do të ishte nëse do të ishte paçensur, por kur e shikojmë aktakuzën ne themi këtë ‘ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë e cila ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate?”, ka pyetur Hooper.

“Asgjë në aktakuzë nuk flet për vjedhje organesh”, pohoi avokati, duket shtuar më tej se “këtu (në gjykatë) nuk ka asgjë nga Kosova, s’ka asnjë emblemë. Nëse është e Kosovës (gjykata) do të duhej të kishim shqiponjën e zezë me të kuqe”.

Avokati më pas ka pohuar se sa u përket akuzave ndaj tij “Thaçi e dinte se këto pretendime ishin gjepura, prandaj ai ndihmoi në formimin e kësaj gjykate”.

“Thaçi ishte si mamia në lindjen e kësaj gjykate”.

Më pas avokati ka folur edhe për të arriturat e Thaçit, duke lexuar disa paragrafë edhe nga një libër i senatorit amerikan, Robert Dole.

“Hashim Thaçi doli në këtë luftë si zëri i arsyes dhe e çoi vendin drejt pavarësisë”, thuhet në librin e Dole.

Avokati ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Thaçit./Insajderi.com