Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është përplasur me Prokurorinë Speciale të martën në konferencën mbi ecurinë e çështjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Emmerson e ka quajtur “joprofesionale” Specialen lidhur me nxjerrjen materialeve dhe dokumenteve para 27 shtatorit kur edhe përfundon afati.
Reagimi i tij ka ardhur pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se ka ende materiale dhe dokumente të gatshme për t’i paraqitur deri në përfundim të afatit.
Sipas avokatit Emmerson, Prokuroria nuk ia ka idenë se kur do të dorëzohen materialet, dhe për rrjedhojë nuk dihet se kur do të jetë gjykimi i gatshëm.
“Po na thuani tani se kemi edhe materiale që nuk e dimë sasinë e saktë që duhet të nxjerrim, e dinë tashmë se nuk janë të gjendje të nxjerrin materialet brenda afateve të kërkuara”, ka thënë Emmerson, duke shtuar se e ka të vështirë të kuptojë se si mundet materiali voluminoz të përkthehet në anglisht.