Avokati i Veselit: Nuk ka prova ndaj klinetit tim që e ngarkojnë me akuzën për krime lufte

Avokati i Veselit: Nuk ka prova ndaj klinetit tim që e ngarkojnë me akuzën për krime lufte

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se nuk ka asnjë akuzë të vetme që e lidh klientin e tij me “krime lufte”.

Këtë konkluzion ai e nxori nga provat që ka marrë deri më tash, njofton Insajderi.

”Vetëm një mbrojtje e çmendur mund të fillojë krimet që mund të mos jenë pjesë e juridiksionit të kësaj gjykate provat që i kemi deri më nuk tregojnë kryerjen e ndonjë krimi nga Veseli. Në qoftë se ka diçka prokuroria e ne nuk e kemi atëherë kjo ë do të ishte shkelje” tha avokati.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, po akuzohen nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.

Javë me parë atyre iu ka refuzuar kërkesa e avokatëve që të mbrohen në liri.

Përndryshe, Kadri Veseli, gjatë këtij muaji ishte ne Kosovë, por leje nga Specialja iu dha pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. /Insajderi.com