“Situata është e qartë tanimë. Prokuroria e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe i cakton gjykatës që të përcaktojë se çka është e nevojshme në procesin gjyqësor dhe jo prokurorisë”.
Në këtë mënyrë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson i është drejtuar Prokurorisë së Specializuar.
Emmerson tha se parashikojnë që të fillojnë hetimet në muajin maj.
“Dëgjuam se prokuroria tha se burimet janë të kufizuara. Më lejoni të them që ne parashikojmë të fillojmë në hetime në dy javët e para të majit, mirëpo kjo varet nga materialet”, tha Emmerson.
Avokati Veselit shtoi se nuk ka arritur të udhëtojë në Kosovë për shkak të virusit COVID-19. /Insajderi.com