Avokati i vrasësit të Agonis Tetajt shihet në kafiteri me prokurorin e rastit, Agron Uka

Avokati i vrasësit të Agonis Tetajt shihet në kafiteri me prokurorin e rastit, Agron Uka

Besnik Berisha – avokati i familjes Gogaj, djali i të cilëve ka qëlluar me armë për vdekje Agonis Tetajn në shtator të vitit 2018, është parë ulur në një kafiteri me prokurorin e rastit, Agron Uka.

Kjo fotografi u publikua pak orë pasi familja e të ndjerit ka kërkuar të ndërpritet aktgjykimi e të përjashtohet prokurori i rastit, meqë babai i viktimës kishte publikuar videon ku shihet Shaban Gogaj duke e qëlluar me armë për vdekje Agonisin.

Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se vrasja e Tetajt ishte “vetëm aksident tragjik e assesi vrasje me paramendim”.

Babai i Agonis Tetajt, Isufi, me një letër të hapur i është drejtuar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, duke ia sqaruar rrethanat e vrasjes së djalit të tij në vendin e punës, si dhe shqetësimin për rikualifikimin e veprës penale ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Në këtë letër, Tetaj, ka kërkuar që të ndërpritet shpallja e aktgjykimit e të përjashtohet prokurori i rastit.

Prokuroria në Pejë në fjalën përfundimtare e kishte rikualifikuar veprën penale nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”. /Insajderi.com