Mbrojtja e Kadri Veselit: Kemi marrë tre mijë dokumente brenda një kohe të shkurtër

Mbrojtja e Kadri Veselit: Kemi marrë tre mijë dokumente brenda një kohe të shkurtër

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, deklaroi në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, se ka marrë tre mijë dokumente nga Prokuroria për çështjen për të cilën akuzohent klienti i tij.

Ai theksoi se këtë grumbull dokumentesh e ka marrë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Emmenrson theksoi se në këtë fazë nuk është praktike të bëhen parashtrime për përshtatshmërinë e këtyre materialeve.

“Ju e dini që mbrojtja e zotit Veseli ka një pozicion të thjeshtë që është detyrim i prokurorisë të plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit të zbatueshëm. Nuk mendoj që në këtë fazë është praktike që mbrojtja të bëj parashtrime për përshtatshmërinë e materialeve. Ne kemi marrë 3 mijë dokumente brenda një kohe shumë të shkurtër”, tha ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit akuzohen për “krime lufte”. /Insajderi.com