Rober Karls, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale Speciale, ka thënë se do të bëjnë një kërkesë për lirim të përkohshëm të klientit të tij, njofton Insajderi.
Mbrojtja e Selimit tha se një gjë të tillë do ta parashtrojnë edhe me shkrim me kalimin e kohës, meqë sipas tij, klienti i tij ka bashkëpunuar edhe më parë me Gjykatën, ndërsa javën që kaloi Selimi i është dorëzuar vetë Tribunalit, gjë që tregon se nuk paraqet asnjë rrezik për arratisje.
“Nuk është për tu cuditur, pas asaj që dëgjuat nga klienti im, ne do të bëjmë një kërkesë për lirim të përkohshëm me kalimin e kohës , dua të theksojë një gjë të rëndësishme se klienti im ka bashkëpunuar edhe më parë dhe ajo që tha ai për mënyrën e arrestimit, gjatë javës që kaloi ai u dorëzua vetë dhe nuk ekziston rreziku për arratisje. Klienti im nuk ka asnjë lloj indikacioni që do të asgjësojë provat apo diçka tjetër, këto janë në thelb parashtrimet tona të cilat do t’i japim me shkrim. Këtë e theksoi edhe vetë z.Selimi se do të bashkëpunojë me këtë gjykatë dhe do t’i japë të gjitha përgjigjet kur t’i kërkohet”. /Insajderi.com