Avokati kosovar, Arianit Koci, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet urgjentisht të rekrutojë individë që jetojnë në brezin kufitar Kosovë-Serbi, të mbledhin informata për lëvizjen e ushtrisë serbe, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se kjo është legjitime dhe është obligim ligjor për AKI-në.
“Organet e sigurisë, e posaçërisht AKI, duhet urgjentisht, nëse nuk e ka bërë deri me tani, ta rekrutojë një apo më shumë individë që jetojnë në brezin kufitar, në mënyrë që shteti i Kosovës të ketë informata për inkurzionet e ushtrisë serbe. Kjo është krejt legjitime – madje edhe obligim ligjor për AKI-në”, ka thënë ai.
Gjatë së premtes së shtatë gushtit në Karaçevë të Kamenicës janë parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në këtë vend, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë. /Insajderi.com/