fbpx

“Po dal nga një burg dhe po kthehem në një burg tjetër”- Avokati Koci shpjegon deklaratën e Lushtakut

“Po dal nga një burg dhe po kthehem në një burg tjetër”- Avokati Koci shpjegon deklaratën e Lushtakut

Kryetari i Sami Lushtakut, i liruar sot nga burgu pas një vendimi të Gjykatës Supreme, kur dha deklaratën e parë për media tha diçka që u bë temë e ditës.

“Për mua për vete po më duket se po dalë prej një burgu, dhe po kthehem në një burg tjetër”, kishte thënë Lushtaku.

E kjo deklaratë sipas avokatit të Sami Lushtakut, Arianit Koci është bërë për shkak se nuk janë liruar dy bashkëluftëtarët e tij.

Dy të dënuarit tjerë në grup me ish-komandantin e UÇK-së Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku, ende nuk dihet nëse kanë marrë vendim lirues sikurse ky për Lushtakun.

“Mesa e kam marrë vesh, zoti Lushtaku e konsideron ende të burgosur  vetëm pa u liruar Selimi dhe Demaku. Sipas tij edhe sipas meje ata janë padrejtësisht duke u mbajtur në burg”, ka thënë Koci në Klan Kosova./Insajderi.com