Avokati i Mabetex: Fakti që AKR ka hyrë në Qeveri nuk ndikon në padinë për Grandin

Avokati i Mabetex: Fakti që AKR ka hyrë në Qeveri nuk ndikon në padinë për Grandin

Fakti që partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka hyrë në koalicion me koalicionin PDK-AAK-NISMA që i garanton këtyre partive numrat për formimin e Qeverisë pjesë e së cilës do të jetë edhe Pacolli, sipas avokatit të brendshëm të kompanisë “MabCo Sontructions” në pronësi të Pacollit që ka paditur Qeverinë e Kosovës për çështjen e hotelit Grand.

AKR: Çështja e Grandit nuk i përket Pacollit

Përderisa AKR-ja përmes zëdhënësit të saj i tha Insajderit se Pacolli si politikan dhe president i AKR-së nuk ka asgjë të bëjë me padinë që kompania “MabCo Sontructions” në pronësi të Pacollit pasi ai nuk ka ndonjë funksion në këtë biznes, duke rekomanduar kontaktimin e avokatit të brendshëm të kompanisë për këtë çështje, vet avokati ka dhënë një deklaratë gati të njëjtë me AKR-në.

Historia e Grandit do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit

Avokati Gazmend Nushi, ka thënë se fakti që AKR-ja i është bashkangjitur koalicionit PAN nuk luan ndonjë rol në këtë proces.

Qeveria Haradinaj do të mbrohet nga padia e biznesit pronë e Pacollit

“Për momentin, fakti se AKR ka lidhur marrëveshje me PAN, nuk ka asnjë implikim në rrjedhën e procedurën para forumit të Arbitrazhit në rastin e Hotelit Grand”, ka thënë Nushi për Insajderin.

Nga pronësia e dyshimtë tek akuzat për ryshfet- Historia e Grandit që do shqyrtohet në Arbitrazh

Avokati Nushi ka qenë edhe avokat i Ministrisë së Punëve të Brendshme në arbitrazh për çështjen e pasaportave ku shteti nga kjo betejë ka humbur 5 milionë euro në rastin me shtypshkronjën austriake./Insajderi.com

Behgjet Pacolli shpjegon pse e paditi Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit