David Hooper, avokati i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka dhënë vërejte për papërshtatshmërinë e dokumenteve të dorëzuara nga Prokuroria Speciale.
Ai tha se në ato dokumente nuk ka tregues për informacionin që jepet në material.
Për këtë ai shtoi se këto materiale janë të pamjaftueshme e të papërshtatshme.
I nderuar gjykatës ju jeni në dijeni për formatin listës që ka shoqëruar materialet që janë dorëzuara, qoftë me materiale shoqëruese. Ne siç e kemi thënë këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme, sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty. Cili është objektivi i kapjes së një kategori. Ky material i dorëzuar nga pala që ka pasur atë material në dorë, p.sh kur thotë për krimet si krime bazë a është e përshtatshme, kjo çfarë krimesh , çfarë libra, çfarë sjellje. Pra të kthemi përsëri ati argumenti janë bërë punë në përgjithësi. Cili i akuzuar me çfarë elementesh, për nuk specifikohet se është krim kundër njerëzimit apo krim luftë. Këto janë thjesht konformë rregullës”, ka deklaruar ai.
Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë më shumë se një muaj që gjenden në Hagë, të akuzuar për “krime lufte”. /Insajderi.com