Avokati tregon kërkimin e qeverisë në aeroport për gjashtë gylenistët

Avokati tregon kërkimin e qeverisë në aeroport për gjashtë gylenistët

Avokati i gjashtë gylenistëve të arrestuar, Leutrim Syla, në një bisedë me Insajderin ka treguar për takimin e zhvilluar mes familjarëve të gjashtë gylenistëve dhe Qeverisë së Kosovës të zhvilluar orë më parë.

Syla është shprehur i bindur se gjashtë personat e arrestuar vazhdojnë të gjendën në Kosovë. Ai ka treguar dy lokacionet e mundshme ku sipas tij gjendën gjashtë gylenistët.

Në bazë të informacioneve Syla shprehet i bindur se gjashtë personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme vazhdojnë të gjenden ose në Aeroportin “Adem Jashari” ose në ambasadën turke në Prishtinë.

“Në takim me  Zyrën e Kryeministri na thanë që janë të deportuar, ndërsa ne kërkuam fakte për këtë qoftë ato vetëm edhe kamerat e aeroportit që ata janë duke hipur në aeroplan. Por nuk kanë asnjë provë që ata janë deportuar”.

Ai ka thënë se në bazë të informacioneve që kanë, gjashtë personat e arrestuar gjenden ose në Aeroportin “Adem Jashari” ose në ambasadën turke.

“Burime jo zyrtare shumë të besuara prej zyrës së cilës edhe funksionojnë kolegët edhe nga ambasada prej simpatizantëve tjera thuhet se ata janë të sigurt se të gjashtit gjenden ose në aeroport ose në ambasadë. Në aeroport është thënë se është kërkuar por se nuk është gjendur asgjë”, ka thënë Syla për Insajderin.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, janë gjashtë personat e arrestuar dje nga Policia e Kosovës që nuk dihet ende nëse janë deportuar nga Kosova për në Turqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli janë distancuar nga arrestimi i tyre. Lidhur me këtë rast kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorit të Agjenicsë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi./Insajderi.com