Aurora Mulhaxha, avokatja e njërit prej personave të dyshuar që mëngjesin e djeshëm u kap në një banesë në Prishtinë ku ishin 113 kilogramë heroinë, po e konsideron si të paarsyeshëm kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për paraburgim me kohë zgjatje prej një muaji, shkruan Insajderi.
Mulhaxha kërkesën e Prokurorisë e ka quajtur të pa mbështetur, duke thënë se nuk janë plotësuar kushtet për një kërkesë të tillë.
“Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kërkese thellësisht e pambështetshme. E gjithë kërkesa e Prokurorisë bazohet në faktin e cituar ‘janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit dhe ketë e argumenton me faktin e nxjerrjes se aktvendimit për caktimin e paraburgimit’ , aktvendimi nuk është prove për caktimin e masës se paraburgimit. Ndërsa pikat tjera janë vetëm të përshkruara, fare të pa arsyetuara dhe të mbështetura në provë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se substanca narkotike nuk është gjetur tek klienti i saj.
“Kërkesa është në kundërshtim me normën e nenit 165, pra nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale. Substanca e narkotikut nuk është gjet tek i mbrojturi im, dhe se kallëzimi penal është ngrit vetëm me gjetjen e dokumenteve personale të viktimës në banesën e dy të të pandehurve”.
“Nuk janë plotësuar as kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit, pasi nga vet të të pandehurit është lajmëruar vdekje e viktimës. Kërkesë totalisht e paargumentuar dhe e pa mbështetur, e mangët dhe jo ligjore, në kundërshtim me vet dispozitat e Kodit të procedurës penale”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com
Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për katër personat që iu gjenden 113 kg heroinë