Avokatja e Murat Jasharit pati një kërkesë ndaj Gjykatës

Avokatja e Murat Jasharit pati një kërkesë ndaj Gjykatës

Pasi që trupi gjykues mori vendimin që seance ndaj të akuzuarve të grupit “Syri I Popullit” të shtyhet për datën 11 prill, avokatja e Murat Jasharit

Fehmije Gashi- Bytyqi, , ka propozuar që klienti i saj të mos ftohet më në seancë pasi thotë se ai është i diagnostifikuar si i sëmure dhe në gjendjen që ka aktualisht ai është i papërgjegjshëm penalisht.

Por kundër kërkesës së avokates është kundërpërgjigjur prokurori Sylë Hoxha.

Hoxha ka thënë se në bazë të bazë të shkresave të ekspertëve Jashari është në gjendje ta përcjellë seancën, shkruan Insajderi.

Ndërsa një përgjigje përfundimtare ka dhënë gjykatësja Naime Jashanica. Ajo  kanë refuzuar kërkesën me arsyetimin se ai duhet të jetë i pranishëm në seancë.

Përveç Murat Jasharit, të akuzuarit tjerë janë edhe Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha si anëtarë të organizatës “Syri i popullit”. /Insajderi.com