Pas qëndrimit disa ditorë në Qendrën Klinike Univeritaret të Kosovës, Azem Syla të hënën mbrëma është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
Avokati i Sylës Tomë Gashi, e konfirmoj lajmin duke thënë se klientit të tij ishin caktuar kontrollet mjekësore para se të shqiptohej masa e paraburgimit me 23 shtator.
Sipas Gashit gjendja shëndetësore e Sylës është stabile.
“Dhe ai nesër më 28.09.2016 do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ka marrur pjesë në seancat e deritanishme të Hetuesisë së veçantë”, tha Gashi.