Azemi: Deri në fundvit mbi 100 mijë persona do ta humbin vendin e punës

Azemi: Deri në fundvit mbi 100 mijë persona do ta humbin vendin e punës

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se sektori të cilin e drejton është duke pësuar humbje të madhe si pasojë e pandemisë COVID-19, transmeton Insajderi.

Ai ka theksuar se deri në fundvit mbi 100 mijë persona do ta humbin vendin e punës.

“Është një çështje shumë e rëndë që do të na godas edhe më shumë, por në fakt faturën përfundimtare në këtë gjendje çfarë jemi po e paguajnë vet punëtorët e sektorit privat, nuk po e paguan shteti dhe nuk po e paguajnë pronarët e kompanive. Sepse zgjedhja përfundimtare për gjendjen që po krijon COVID-19 është barra e punëtorëve, të cilët në fakt deri në vit të ri do të ketë mbi 100 mijë vende të punës të humbura”, është shprehur ai për EO.

Azemi ka theksuar se punëtorët nga ky sektor me pagën prej 170 euro mezi po mbijetojnë.

“Goditja në sektorin privat ka filluar edhe pa qenë pandemia, sepse ne kemi qenë të goditur dhe prapë jemi. Ne jemi në minimum nuk kemi ku shkojmë më tutje”.

“Mezi po mbijetojmë me një pagë 170 euro. Sot për sot kemi një pjesë bukur të madhe të sektorit privat që më shumë janë duke shpenzuar për të shkuar deri në vendin e punës se sa që përfitojnë në fund të muajit”, ka përfunduar Azemi. /Insajderi.com