Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, ka bërë thirrje që të ndalen veprimet e “Ndërmarrjes Publike Banesore”, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë për media, Azemi teksa i ka përmendur dëmet e kësaj ndërmarrjeje, u ka bërë thirrje asamblistëve të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës që të bëhen bashkë në ndalimin e këtyre veprimeve dhe të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal.
“Ndryshimi i rregullores së ndërmarrjes, humbja e pronës në emër të marrjes së disa lokaleve, akt material i paligjshëm marrja e lejeve dhe kushteve ndërtimore pa dokumentacion të plotë, pagesa milonëshe për leje nga MBP-a për pronën dhe që tentonin t’ua transferonin kompanive të përzgjedhura në mënyrë të dyshimte.
Një nga kompanitë e përzgjedhura në këtë projekt 200 milionësh është hapur vetëm një ditë para se të fitonte në këtë aplikim. Kjo ka mjaftuar që të nisin hetime dhe të ndalet. Kjo kompani që është themeluar një ditë më herët se të konkurronte ka fituar dhe ka nënshkruar kontratën me NPB”, tha Azemi.
Tutje, Azemi tha se gjatë vikendit dhe orëve të para të mëngjesit është rrezikuar seriozisht shëndetëi i qytetarëve pasi që ishte duke u rrënuar një objekt.
“Sikur të mos mjaftonin gjithë këto shkelje tinëzisht gjatë vikendit dhe orëve të para të mëngjesit u rrezikua seriozisht edhe shëndeti i qytetarëvee, konkretisht shëndeti i nxënësve të gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ dhe banorëve të lagjes ‘Lakrishte’.
Aty dështoi inspeksioni komunal mirëpo falë reagimit qytetar kemi shku në haku në vendin e ngjarjes e kemi kontaktuar policinë që të dalin në vendin e ngjarjes dhe ta ndalojnë atë rrënim kriminal sepse bëhej fjalë për një material kanceorgjen, atë të azbestit”, tha ai.
Po ashtu, ai kërkoi shkarkimin e dy aksionerëve në këtë ndërmarrje që i quajti “partiakë”, Genc Sherifi dhe Dren Kukaj.