Azemi: Javën që vjen do të bëjmë padi për Zemajn

Azemi: Javën që vjen do të bëjmë padi për Zemajn

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se javën tjetër do të dorëzojnë padi në Gjykatë ndaj ministrit në detyrë, Armend Zemaj.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se e kanë përfunduar gjithë dokumentacionin dhe i njëjti do të dorëzohet.

“Është marrë vendim, që nuk dua t’i lë punëtorët teknikë që të vazhgitën më shumë se dy javë ditë, dhe e vetmja rrugë ka qenë që t’i nxjerrë nga greva dhe të fillojmë me procedurën ligjore, dhe do ta fitojmë këtë grevë. Gjithçka është e kompletuar dhe vetëm duhet të dorëzoet në gjykatë javën tjetër”, ka thënë ai.

Azemi ka thënë se vet ministri në detyrë, Zemaj ka dalë para opinionit duke thënë se është arritur marrëveshje me përfaqësuesit e sindikatës, sepse sipas tij, pagesa do të bëhej sipas marrëveshjes. Porse ai thotë se Zemaj më vonë nuk u lajmëruar.

“Dhe vet ministri doli para opinionit dhe tha, jemi dakorduar me përfaqësuesit e sindikatës sepse pagesa do të bëhet sipas marrëveshjes dhe kjo do të përfundojë deri nesër në ora 12. Pastaj Zemaj asnjëherë nuk u lajmërua, përkundër që i kemi shkruar, edhe në mënyrë private, por megjithatë nuk und ta kuptojmë sesi mund të jetë i rrezikuar një mjek që hyn te pacienti një herë brenda ditës ose dy herë, e të mos ketë stimulim për një punëtor teknik i cili në dhomën e pacientit hyn disa herë brenda ditës. Përderisa mjeku është profesionist dhe din t’i ikë rrezikut, punëtorët teknik nuk dinë ta bëjnë. Si ka të drejtë një njeri ta bëjë një ndarje të tillë”, ka thënë ai.

Azemi ka thënë se janë në përfundim të dokumentacionit, pasi thotë se kanë dokument zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë që iu takojnë këto mjete.

Ai ka thënë se kanë menduar që do të nënshkruajnë një marrëveshje sot për pagesën e mjeteve.

Azemi ka treguar se si nuk u mbajtën premtimet.

“Secila sindikatë i ka njëfarë forme qëndrimet e veprimet e veta. Mua nuk mund të më akuzojë askush pse nuk e kam prit kryeministrin Hoti, nuk do ta pres prapë. Ne nuk kemi çfarë t’i kërkojmë më absolut. Ai i din vendimet që i ka marrë për stimulimin e punëtorëve të Qendrave të Mjekësisë Familjare, të spitaleve e ambulantave, vendim që është marrë dhe e ka nënshkruar ai së bashku me ministrin Armend Zemaj. Për një muaj kemi dialogu, për dy javë ditë kemi hyrë në grevë. Ne u morëm vesh për një orë që ky stimulim duhet paguar, e Zemaj tha se kjo pagesë do të bëhej deri nesër në ora 12:00. Tri herë e kam pyet ministrin a janë të gatshëm të bëjnë këtë pagesë. Ka thënë po, vetëm tha mos e trego shumën. Na kanë kategorizu në kategorinë e tretë, ai decidivisht ka thënë, se ndoshta do ta bëjmë pagesën më shumë se kjo shuma që është 100 euro”, ka thënë Azemi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk është kundër rritjeve e pagesës së shtesave në sektorët tjerë. Por, se duhet stimuluar personat që janë në kontakt direkt me pacientët e prekur nga COVID-19.

“Ne i gëzohemi rritjes së secilit sektor, Arsimit e Policisë. Edhe dhjetëfishtë të rriten pagat nuk do të ishin në formë e standarde që e meritojnë ata. Por ta stimulosh një punëtor të arsimit që ndoshta pjesën më të madhe ka qëndruar në shtëpi, e mos ta stimulosh një punëtor të spitaleve që shkon e mirëmban qendra spitalore në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, nuk do koment. Ai mirëmbajtës është në kontakt të drejtpërdrejt me COVID. Normal ne kemi vazhduar dy javë me grevë. Nga momenti që jemi marrë vesh për të bërë pagesën, ministri Zemaj të nesërmen nuk e ka hap telefonin. Në ditën e parë që e kemi filluar grevën, kryeministri Hoti së bashku me drejtorin e SHSKUK-së kanë kërkuar të shkojmë në takim. Brenda 20 minutave jemi dakordu që pagesat dhe gjitha procedurat ligjore të përfundojnë deri nesër në ora 12:00. Vet ministri doli para opinionit e tha se jemi dakordu me përfaqësuesit e Sindikatës”./Insajderi.com