Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se Pakoja Emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës është keqpërdorur.
Një gjë të tillë, siç thotë Azemi e ka pranuar edhe ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi.
Kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat thotë se diskriminim ndaj punëtorëve është bërë në çdo formë, meqë pakoja emergjente ka shkuar te pronarët e kompanive dhe jo në llogarinë bankare të punëtorëve.
“Diskriminim është bërë në çdo formë e çdo aspekt. Pakoja emergjente ka shkuar të pronarët e kompanive. Kemi diskimin shumë të madh”.
“Pagat janë ndalë edhe në raundin e parë edhe raundin e dytë. Kemi thënë se mjetet duhet të shkojnë në llogarinë bankare të punëtorëve ose të kthehen në buxhetin e shtetit”, ka thënë Azemi.
Ai tutje ka shtuar se 40 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë.
“40 mijë punëtorë janë larguar nga puna. Nëse vazhdohet me këtë trend fillimi i shtatorit do të jetë me mbi 60 mijë”. /Insajderi.com