Azemi paralajmëron grevë për mosekzekutimin e shtesave prej 100 euro për puntorët teknikë

Azemi paralajmëron grevë për mosekzekutimin e shtesave prej 100 euro për puntorët teknikë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë paralajmëruar grevë nëse nuk do të dalin shtesat e raundit të dytë prej 100 euro për punëtorët teknikë në spitale dhe qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, përcjell Insjaderi.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar se Ministrisë së Shëndetësisë i kanë dhënë afat deri në fund të kësaj jave për ekzekutimin e shtesave, përndryshe ata  do të hyjnë në grevë.

“Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 18 shkurt të gjithë punëtorët teknik në spitale, ambulanta të Qendrave të Mjekësisë Familjare duhet t’i marrin së paku dy stimulime me nga 100 euro,deri në raundin e parë e kemi marr me kohë, në raundin e dytë është dashtë që me pagën e marsit të jetë edhe pjesa tjetër por jo”, pohoi ai, duke shtuar se e gjitha kjo situatë ka ardhur nga neglizhenca e punëtorëve të ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se brenda tre ditëve po presin të dalin mjetet për punëtorët teknikë të spitaleve e QMF-ve.

“Në listat i kemi dorëzuar me 22 mars dhe kemi prit që deri me 4 ose 5 të këtij muaji duhet me dalë, megjithatë ne kemi komunikuar me ministrin e Shëndetësisë dhe ata thonë se kanë pasur disa telashe rreth përpilimit të listave dhe se janë deklaruar brenda dy ditëve mjetet që do të dalin tek punëtorë. Megjithatë ne i kemi dhënë afat pa të drejtë dhe edhe kjo javë do të shkojë kështu, por nëse nuk janë parët e tyre në këtë javë atëherë ne i kemi njoftuar ministrin e Shëndetësisë nga java tjetër nuk do të punojmë përderisa mjetet nuk janë, dhe nuk ka pengesë ligjore por krejt kjo ka ardhur nga neglizhenca e punëtorëve të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Azemi per EO.

Ai ka thënë se ka njoftuar përmes email-it ministrin e Shëndetësisë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ai.

“Ne me e-mail e kemi njoftuar ministrin, reagim nuk na ka kthyer por ne kemi komunikuar me MSh-në  dhe na është thënë se gjithçka është në rregull, shpresojmë që maksimumi dy ditë do të vonohen pagat”, shtoi ai .

“Unë kam kompetencë që për disa gjëra të vendosi edhe vetë, por megjithatë edhe ne duhet të kalojmë në disa faza të dialogimit, por meqë kemi pritur kaq shumë mendoj që duhet të presim edhe dy ditë, sepse për tu futur në grevë kemi kohë dhe jemi të gatshëm që nga java e ardhshme”, ka njoftuar ai. /Insajderi.com