
Në Prishtinë është raportuar se një person ka vjedhur ari dhe argjend për t’i shitur më pastaj me çmime shumë të lira nëpër argjendari të ndryshme në kryeqytet.
Babai i personit është ankuar në Policinë e Kosovës për rastin, njofton Insajderi.
Po ashtu i njëjti person me forcë ia ka marrë nënës së tij telefonin me vlerë prej 60 euro, për ta shitur tek një person tjetër i dyshuar me vlerë 25 euro.
Është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari i pare dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari dyte lirohet në procedurë të rregullt. /Insajderi.com