Babai e djemtë e tij rrihen mes vete – arrestohen nga policia

Babai e djemtë e tij rrihen mes vete – arrestohen nga policia

Pas një konflikti, të cilit ende nuk i dihen detajet, babai dhe dy djemtë e tij janë përleshur fizikisht mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, ditën e djeshme rreth orës 22:00, njofton Insajderi.

Policia e ka klasifikuar rastin si dhunë familjare, derisa më raportin e përditshëm nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi fillimisht fjalosjen e më pas edhe përleshjen.

Të tre (babi dhe dy djemtë) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar më pas tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajder.com