ka dy javë që është zhdukur" />

Babai i 15 vjeçares së zhdukur qe dy javë, merr telefonatë se vajza e tij është në Ferizaj

Babai i 15 vjeçares së zhdukur qe dy javë, merr telefonatë se vajza e tij është në Ferizaj

Lulzim Vllasaliu, babai i 15 vjecares Edona Vllasaliu nga Prishtina e cila ka dy javë që është zhdukur ka marrë sot një telefonatë  nuk ka lënë vend pa e kërkuar të bijën.

Madje ai sot tha se ka marrë një telefonatë përmes së cilës i është thënë se vajzën ia kanë parë në Ferizaj.

“Një djalë më thirri e më tha e kena pa vajzën tënde në Ferizaj, para një ore ndodhi kjo punë. Qe në Ferizaj jom po nuk po e shoh askund”, tha babai i Edonës për Gazetën Express.

Edona është zhdukur që nga data 13 mars. Sipas babait të saj ajo nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë nxënëse e mirë dhe pasi e ka përfunduar orarin e shkollës atë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Gjithashtu ai ka thënë se ka parë disa komente në rrjete sociale që Edona i ka shkëmbyer me një djalë. Por sipas tij, as ai djali nuk e di vendndodhjen e saj.

“Me një djalë ka shkru në Facebook e Instagram, po nuk po dihet ende asgjë”, përfundoi ai.

Familja Vllasaliu nga Prishtina kërkon vajzën e zhdukur tash e dy javë