
Avni Dehari, babai i të ndjerit, Astrit Deharit, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.
Ai do të mbajë numrin 5 në listën zgjedhore të subjektit politik të cilit i prinë Albin Kurti.
Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte vdekur në burg.
Rasti i vdekjes së tij vazhdon të hetohet dhe ka pasur diskutime të shumta mbi atë tragjedi. /Insajderi.com