Babai i Astrit Deharit kandidat i VV-së për deputet

Babai i Astrit Deharit kandidat i VV-së për deputet

Avni Dehari, babai i të ndjerit, Astrit Deharit, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.

Ai do të mbajë numrin 5 në listën zgjedhore të subjektit politik të cilit i prinë Albin Kurti.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte vdekur në burg.

Rasti i vdekjes së tij vazhdon të hetohet dhe ka pasur diskutime të shumta mbi atë tragjedi. /Insajderi.com