Babai i Marigona Osmanit: Nëse s’ka drejtësi nga shteti, ka kanun

Babai i Marigona Osmanit: Nëse s’ka drejtësi nga shteti, ka kanun

Babai i së ndjerës 18 vjeçare, Marigona Osmanit, ka thënë se nëse “nuk vepron ligji atëherë e kanë Kanunin e Lekë Dukagjinit”.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në Top Channel.

Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili njëherë ishte arratisur, por pastaj u arrestua nga Policia dhe gjendet në paraburgim.

Por, familja e viktimës po jep mesazhe se “do ta marrin drejtësinë në dorë, nëse s’ka diçka të tillë nga shteti”.

“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, ka thënë ai.

Familja Marigonës, po ashtu ka deklaruar se vajza e tyre “ishte rrahur brutalisht për t’u lënë më pas te dera e spitalit”. /Insajderi.com