Babai keqtrajton fëmijën e tij

Babai keqtrajton fëmijën e tij

Policia e Kosovës, njoftoi se të enjten ka intervistuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e tij, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Podujevë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com