Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur – mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur – mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Një prind nga Mitrovica para pak minutave nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur.  Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ka shpëtuar.

Fëmija, A.B, nga Mitrovica për 15 minuta u shpallë i vdekur.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15 vjeçarit. Për diçka minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

M.B nga veriu i Mitrovicës lajmëroi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë.

Por pas pak minuta statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.

Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në komë.

Ai për Express, ka sqaruar se u ngutë me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.

E se djali është gjallë e kanë konfirmuar për Express, edhe zyrtarë në policinë rajonale të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në këtë rajon i tha Expressit se në bazë të informatave të fundit që i kanë ata gjendja shëndetësore e djalit është stabile.

Mediat dje kanë  raportuar se pushuesi (i mituri), pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të del vet më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.