Babai rrah vajzën – pranon tretman mjekësor

Babai rrah vajzën – pranon tretman mjekësor

Është arrestuar një i dyshuar, pasi që ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës rreth orës 14:30, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 16.04.2020 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com