Babi dhe i biri vdesin nga Covid-19 brenda dy dite në Podujevë

Babi dhe i biri vdesin nga Covid-19 brenda dy dite në Podujevë

Isuf dhe Valon Rrahimi nga Podujeva kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Për këtë ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, duke thënë se personat kanë vdekur brenda dy ditësh.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva. Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shndërruar në armik vdekjeprurës”, ka shkruar ai në Facebook.

Më këtë rast, Rudari i ka shprehur ngushëllime familjes Rrahimi dhe ka apeluar qytetarët e Podujevës që t’i përfillin masat mbrojtëse./Insajderi.com