Klani “Pronto” zapton prokurorinë – Bahri Hyseni zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial

Klani “Pronto” zapton prokurorinë – Bahri Hyseni zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial

Protagonisti i skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, Bahri Hyseni është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Hyseni ka marr 10 vota nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës pa pasur asnjë kundërkandidatë.

Gjatë mbledhjes Hyseni ka thënë se janë tri aryse pse ai do të duhej të zgjedhet në këtë pozitë.

“Si arsye të parë ai ka përmendur se ka shkollim dhe përvojë. Arsyeja e dytë është rezultatet e mira që kam pasur në pune si prokuror. Ndërsa, arsyeja e tretë është se kam një vizion lidhur me këtë pozicion. Do të angazhohem në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe transparencës së këshillit. Do të bashkëpunoj me të gjitha organet të cilat luftojnë dukuritë negative, si krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do të veprojmë si të pavaruar dhe të paanshëm. Tani e kemi më të lehtë pasi kemi një keshill funksional, por prapë se prapë unë i kam vendosur vetës disa detyra”, ka thënë Hyseni.

Para kësaj pozite, Hyseni kishte shërbyer si Deputet në Kuvendin e Kosovës dhe Kryetar i komunës së Shtërpces për partinë Demokratike të Kosovës.

Ai u bë personazh i njohur dhe komik dy vjet më parë kur Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Aty diskutohej për punësimin e tij si anëtar i Bordit të KOSTT-it. /Insajderi.com