
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se do të qeverisë me komunën edhe për një mandat tjetër, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri shprehet i bindur se kësaj radhe do t’i fitojë më shumë se 65 për qind të votave qysh në raundin e parë.
“Asnjë ‘sondazh’ imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë. Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje”, ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e pretendentit që do të garojë për kryetar të Mitrovicës, ndërsa përveç Bahtirit në këtë garë nga LVV pritet të jetë edhe Fatmir Hasani. /Insajderi.com