Bahtiri e nis mbrapsht shtatorin: Pengohet nga banorët ta pres shiritin e një shkolle

Bahtiri e nis mbrapsht shtatorin: Pengohet nga banorët ta pres shiritin e një shkolle

Agim Bahitirit, kryetari të Mitrovicës nuk i ka filluar aspak mbarë muaji shtator.

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle.

Në videon e siguruar nga Insajderi, shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta pres shiritin. Përderisa i menjëhershëm është reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen të brohoritura bravo.