
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllim familjes Sherifi për humbjen e vajzës së tyre e cila ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë, njofton Insajderi
Bahtiri përmes një postimi në Facebook tha se ai u mundua të kontribuonte sado pak për shërimin e saj por që sipas tij, sistemi shëndetësor u vonua në transplantimin e veshkës.
Ai në fund ka thënë se ai dhe familja e tij e bashkëndjejnë dhimbjen me familjen sherifi./Insajderi.com