Bahtiri: Kush ka guxim të bëjë kompromis me territor të Kosovës, do të përballet me qytetarët e qytetit të Isa Boletinit

Bahtiri: Kush ka guxim të bëjë kompromis me territor të Kosovës, do të përballet me qytetarët e qytetit të Isa Boletinit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë kujdesshme në dialogun nme Serbinë, në Uashington dhe mos të bëjë kompromise në dëm të vendit, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se askush nuk guxon të diskutojë për territorin e Kosovës dhe për Asociacionin e Komunave serbe, e amnisti për krimet e luftës.

“Askush nga pala kosovare nuk guxon që të diskutoj për shkëmbime territoriale, asociacion të komunave serbe dhe amnisti për krimet e kryera gjatë luftës. Çdo kush që ka guxim t’i diskutoj këto tri çështje do të përballet fuqishëm me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit, e pastaj edhe me gjithë Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në takimin që do të mbahet në Uashington Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdeseshme dhe mos të bëjë kompromise në dëm të Republikës së Kosovës, në emër të të ashtuquajturës ‘marrëveshje historike’.

Askush nga pala kosovare nuk guxon që të diskutoj për shkëmbime territoriale, asociacion të komunave serbe dhe amnisti për krimet e kryera gjatë luftës. Çdo kush që ka guxim t’i diskutoj këto tri çështje do të përballet fuqishëm me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit, e pastaj edhe me gjithë Kosovën.

Në rrethana normale kjo Qeveri duke qenë se është jolegjitime për shkak të mandatit të vjedhur, nuk është dashur të marrë pjesë në këtë takim, pasi që është e shantazhuar nga Lista Serbe dhe s’ka kredibilitet, e as nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com